Policia e ndalon teksa lëvizte me makinën e tij, ja çfarë i gjen 22-vjeçarit

Një tjetër i ri ra në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet për shpërndarje droge.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në kuadër të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: I.H., 22 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion në rrugë operative se ky shtetas në automjetin që përdorte mbante lëndë narkotike për ta shpërndarë në doza të vogla.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mjetin dhe kanë bërë bllokimin e tij së bashku me drejtuesin e mjetit, ku gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 76 dozash lëndë narkotike kanabis sativa”, bënë me dije blutë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme

SHKARKO APP