Policia e Shtetit bën gati rikonstruksionet dhe ndërtimin e dy godinave në Shkodër

Janë 6 objekte dhe godina në funksion të Policisë së Shtetit që do t’i nënshtrohen punimeve të rikonstruksionit apo ndërtimit. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka hapur ditën e premte procedurat për shërbimin e studimit dhe projektimit të këtyre objekteve me një fond limit prej 13.3 milionë lekësh.

Në kryeqytet parashikohet rikonstruksioni i Poligonit të Mbyllur në repartin e Ndërhyrjes së Shpejtë në Vaqarr. Po ashtu do të rikonstruktohet edhe objekti ku do të akomodohet Instituti i Policisë Shkencore në Sauk, si edhe parku i antenave në Fushë-Dajt.

Në Sarandë parashikohet rikonstruksioni i Komisariatit të Policisë. Ndërkohë që në Shkodër do të ndërtohet Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë, pasi ambientet ekzistuese konsiderohen tejet të amortizuara. Po në qarkun e Shkodrës do të ndërtohet edhe godina e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas shpalljes së kompanisë fituese të këtij tenderi, kjo e fundit do të ketë kohë deri në 1 Dhjetor 2018 për të kryer shërbimin e studimit të projekteve të mësipërme, në mënyrë që të mund të nisin me shumë gjasa vitin tjetër edhe punimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?