Policia e Shtetit çel dyert për 100 studentë, ja kriteret

Policia ka njoftuar se më 1 shkurt do të fillojnë procedurat për rekrutimin e 100 studentëve në Akademinë e Sigurisë.

Kushti kryesor i rekrutimit është përfundimi i Universitetit. Ndër të tjera studentët të cilët do të jenë pjesë e Akademisë duhet të kenë notë mesatare mbi 8, nivel të mirë të gjuhës së huaj angleze për të cilin do të bëhet edhe një provim testues si dhe fizik trupor i përshtatshë.

Një tjetër kriter është përfundimi i nivelit master dhe ata të cilët do të kenë të drejtë të rekrutohen janë vetëm studentët e degëtve të jurisprudencës, ekonomisë, financës, informatikës dhe elektronikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo mundësi për studentët e ekselencës ofrohet pas ndryshimeve në Policinë e Shtetit, me të cilin synohet afrimi i kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit të policisë kriminale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vijim Ministria e Brendshme, njofton se procedurat e aplikimit do të jenë më të detajuar në njoftimet e ardhshme si dhe fton studentët të cilët përmbushin kriteret të garojnë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?