Policia e Shtetit: Efektivët ishin në tension, e shtynë pa dashje gazetarin

Policia e Shtetit ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Enver Doçi në Dibër. Në një njoftim për mediat, policia thotë se efektivët kanë qenë nën tensione dhe e kanë shtyrë pa dashje gazetarin. “Në kushtet e këtij aksioni të zhvilluar në një situatë të tensionuar, një punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është treguar i pakujdesshëm duke shtyrë një gazetar teksa po filmonte me celular operacionin”,- njofton policia.

Deklarata e Policisë së Shtetit: 

Policia e Shtetit ka ndaluar sot në mbrëmje në Peshkopi një person me precedente të shumëfishtë penale, ndaj edhe aksioni i ndalimit ka qenë kompleks. Nisur nga të dhënat e marra në rrugë operacionale, operacioni ishte me risk të shtuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kushtet e këtij aksioni të zhvilluar në një situatë të tensionuar, një punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është treguar i pakujdesshëm duke shtyrë një gazetar teksa po filmonte me celular operacionin.   Policia e Shtetit shpreh keqardhje për këtë incident duke i kërkuar ndjesë gazetarit të TV “News 24”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky akt i pakëndshëm erdhi si rezultat i aksionit të zhvilluar nën tension dhe pamundësisë së punonjësit të Policisë për të identifikuar në kohë të shpejtë gazetarin.  Pavarësisht situatës së krijuar, Policia e Shtetit siguron të gjithë qytetarët dhe gazetarët se është në shërbim të tyre dhe ndodhi të tilla nuk do lejohen të përsëriten, pavarësisht arsyeve dhe situatave”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?