Policia e Shtetit i përgjigjet Bashës: Aksioni në Durrës nga ne, jo nga ndërkombëtarët

Policia e Shtetit ka reaguar sot pas deklaratës së kryetarit të opozitës, Lulzim Bashës, se sasia rekord e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit u kap falë agjensive të huaja të Antidrogës shtuar kësaj edhe citimin prej Bashës të një kryeprokurorit italian të Antimafias se “Mafia në Shqipëri ka lidhje me politikën dhe ka pushtuar Policinë.”

Basha tha: “Dua ta nis se rreziku kryesor është kriminalizimi dhe kapja e ekonomisë nga paratë e drogës dhe krimit dhe rreziqet që mbart kjo për të sotmen dhe të nesërmen e ekonomisë shqiptare. Se çfarë kam parasysh me këtë mund ta ilustroni vetë me kronikën e ditës: 613 kg kokainë të kapur në Durrës, sasi rekord e kapur falë agjensive të huaja të Antidrogës dhe ligjzbatimit, tre ditë pasi kryeprokurori italin i Antimafias deklaroi në Tiranë se mafia në Shqipëri ka lidhje me politikën dhe ka pushtuar Policinë.”

Por, Policia e Shtetit përmes një njoftimi tha: “Shprehimkeqardhjen për sulmin e pakuptimtë të kryetarit të Partisë Demokratike, lidhur me operacionin e suksesshëm të kapjes së një ngarkese me kokainë, e cila rezulton të jetë sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në vendin tonë. Operacioni është kryer në bashkëpunim me Hetimin Doganor, që në bazë të analizës së riskut ka sinjalizuar Policinë e Shtetit, për një dyshim të arsyeshëm lidhur me mjetin që transportonte drogën e ardhur nga Kolumbia, përmes Italisë e Maltës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky operacion është një sukses i padiskutueshëm i agjencive ligjzbatuese shqiptare, që është finalizuar falë bashkëpunimit intensiv me Hetimin Doganor dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë rast, i gjithë operacioni nga fillimi në fund është kryer pa asnjë përfshirje të partnerëve tanë ndërkombëtarë. Prandaj është jo vetëm e pakuptueshme, po edhe denigruese ndaj Policisë së Shtetit dhe jo vetëm, që një drejtues i opozitës të angazhohet në një sulm tërësisht absurd, pikërisht në rastin më të mirë për të vlerësuar e përgëzuar punën e policisë e të agjencive të tjera ligjzbatuese të Shqipërisë.

Lufta e Policisë së Shtetit kundër krimit te organizuar e trafikut te drogës, ka hyrë në një fazë të re, ku rezultatet janë të dukshme e konstante dhe do të konsolidohen në vazhdim. Duke e konsideruar përfshirjen e Policisë së Shtetit, në shënjestrën e luftës politike si të dëmshme jo vetëm për trupën e policisë, po për mbarë shoqërinë Policia e Shtetit hedh poshtë çdo akuzë dhe insinuatë politike në adresë të saj dhe i siguron qytetarët se do të vijojë të zbatojë e të mishërojë forcën e ligjit për një Shqipëri të sigurtë, me rend e qetësi të garantuar për të gjithë.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?