Policia e Shtetit mbyll angazhimin në Gjermani pas eliminimit të Kombëtares

Kombëtarja Shqiptare ka përfunduar aventurën në EURO2024, pas humbjes me Spanjën e Italinë dhe barazimit me Kroacinë.

Gjatë kësaj periudhe, si pjesë e planit të sigurisë, në bashkëpunim me autoritet policore gjermane, u angazhuan edhe disa punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët gjithashtu kanë mbyllur angazhimin e tyre pas eliminimit të kombëtares.

“Përfundimi i udhëtimit të Kombëtares shqiptare në “EURO 2024” shënon edhe mbylljen e angazhimit më të rëndësishëm të punonjësve të Policisë së Shtetit, si pjesë e planit të sigurisë, në bashkëpunim me autoritetet policore gjermane.

Një bashkëpunim i frytshëm, edhe falë tifozerisë së shumtë shqiptare, që spikati me sjelljen e saj korrekte”, shkruan policia.

Kujtojmë që përballë Italisë në stadiumin e Dortmundit dhe në Hamburg përballë Kroacisë, mbi 50 mijë tifozë e kanë mbështetur Kombëtaren Shqiptare dhe rreth 40 mijë në ndeshjen e fundit në Dyseldorf përballë Spanjës.

SHKARKO APP