Policia e Shtetit në konferencë shtypi për ngjarjet e dhunshme
Mijëra tifozë të huaj po hyjnë edhe sot në kufinjtë e Shqipërisë. Policia i druhet një përshkallëzimi të dhunës mes tifozave hollandezë dhe italianë.
Ndërkohë Policia e Shtetit ka reaguar pas trazirave të shkaktuara në orët e fundit në Tiranë. Zv. Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Albert Dërvishi, tha se tifozët e të dyja skuadrave finaliste, fillimisht kanë tentuar të konfliktohen së bashku.
Policia ndërkohë si ka lejuar dhe pas thirrjeve të vazhdueshme për ndërgjegjësim dhe ndalim të situatës, është nevojitur ndërhyrja, pasi tifozët kanë qëlluar me sende të forta ndaj efektivëve. Dervishi thotë se si pasojë janë dëmtuar 19 policë, njëri prej të cilëve është goditur me thikë.
Në komisariat janë shoqëruar 60 tifozë dhe gjatë kontrolleve i janë gjetur thika, leva, doreza hekuri dhe lëndë të tjera piroteknike.
“Sikurse kemi bërë me dije këto ditë, në disa dalje publike, sa i përket sigurisë Policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje. Duke filluar nga pikat e kalimit kufitar dhe për garantimin e rendit publik në qytet, që nuk kanë lidhje me këtë aktivitet sportiv. Gjatë mbrëmjes së djeshme një grup tifozësh, kanë lëvizur drejt stadiumit Air Albania për të tentuar një konlikt me tifozët kundërshtarë. Policia ka tentuar të ndalojnë një grup të tifozëve holandezë, por ata kanë goditur policët me gurë, shishe qelqi dhe sende të forta. Në afërsi të Fakultetit të Inxhinierisë ka pasur sërish përplasje. Si pasojë e dhunës së ushtruar, janë plagosur 19 punonjës policie, njëri prej të cilëve është plagosur me thikë. Janë dëmtuar 4 automjete policie. Për sa më sipër në qendrat spitalore janë dërguar për ndihmë mjekësore 10 shtetas, 5 shqiptarë, 3 italianë dhe 2 holandezë. Shërbimet e Policisë së Shtetit, bazhuar në procedurat stand\arde të punës, i kanë bërë thirrje tifozëve për të ndërprerë përdorimin e dhunës. Në raport me sjelljen e kundërveprimin e tifozëve, është ndërhyrë në mënyrë të përshkallëzuar duke bërë të mundur shpërndarjen e tyre. Janë shoqërtuar 60 tifozë problematikë nga të dyja skuadrat, 48 italianë dhe 12 holandezë. I janë sekuestruar leva, gurë, thika, lëndë piroteknike”, tha Dervishi.