Policia e Shtetit reagon për ngjarjen në Pukë, ku u plagos një efektiv

Ditën e sotme, një incident është rregjistruar në momentin e mbylljes së kutive të votimit në Fushë Arrëz. Punonjësi i Policisë me iniciale G.O. është plagosur me thikë dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Pukës.

Njoftimi i plotë nga Policia e Shtetit

Fushë Arrëz/ Informacion paraprak

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 25.04.2021, rreth orës 19:00, gjatë mbylljes së procesit të votimit, në momentin e mbërritjes në QV nr. 0399, është plagosur me mjet preres (thikë), punonjësi i Policisë G. O., i cili po dërgohet për mjekim në spitalin e Pukës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga veprimet e para hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi M. Ll., 32 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Pukë dhe po punohet për kapjen e tij.

Në vendngjarje, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë , po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?