Policia e Shtetit urdhër:Çdo patrullë të ketë një polic me automatik, të qëllohet!

 

Mësohet se ka një urdhër të prerë nga policia e shtetit. Urdhëri për të kaluar në gadishmëri Nr.1 Policinë e Shtetit u shpërnda për drejtuesit e dikasterit, në të gjithë vendin. Sinjalizimet për akte terroriste, janë në origjinë të këtij aksioni të policsë.Duket se të gjitha patrullat janë autorizuar të lëvizin, të armatosura me Kallashnikov. Në qendër të akteve terroriste janë policët dhe vendet e populluara, thuhet në këtë urdhër. Gjithashtu mësohet se zonat e qendrat me shumë njërëz e punonjës janë vënë nën survejim nga SHISH dhe policia kriminale e antiterror. Urdheri ka dhënë të drejtën për të qëlluar pa paralajmërim në ndeshet me elementë terroristë.

Përmbajtja e urdhërit për policinë:

“Të gjitha patrullat si ato në këmbë edhe ato me mjet të kenë një punonjës me kallashnikov, sepse objektivi i akteve terroriste  janë policët dhe vendet e populluara.”

SHKARKO APP