Policia e Tiranës arreston 14 persona për vepra të ndryshme penale

Policia në Tiranë ka vënë në praga 14 qytetarë për vepra të ndryshme penale. Bëhet e ditur se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan në  flagrancë H. Gj., 61 vjeç, L. Gj., 59 vjeç dhe B. Gj., 52 vjeç, pasi kanë kanosur dhe i kanë shkatërruar rrethimin e pronës shtetasit S. Gj. Ngjarja ka ndodhur në  fshatin Hekal, Petrelë.

Po ashtu në pranga janë vënë tre punonjës në një firmë pasi një 36-vjeçar ra të shtunën nga pallati ku po punonte dhe humbi jetën. Të arrestuarit janë G. G., 41 vjeç, me profesion inxhinier drejtues teknik, M. N., 32 vjeç, me profesion inxhinier përgjegjës për sigurinë dhe M. D., 33 vjeç, nënkontraktor në një firmë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë  B. D., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij policia i gjeti dhe i sekuestroi  një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse, Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë  A. H., 27 vjeç; G. Sh., 38 vjeç; Sh. H., 44 vjeç; A. B., 25 vjeç; A. T., 44 vjeç dhe D. Ç., 33 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në pranga është vënë edhe B. F., 32 vjeç, pasi ka aksidentuar një vajzë  7 vjeçe dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?