Policia e Tiranës, masa për lirimin e hapësirave të zëna nga parkimet e gabuara
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njoftoi sot se, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve, shërbimet e Qarkullimit Rrugor Tiranë kanë ndërmarrë një sërë masash për lirimin e hapësirave të zëna nga parkimet e gabuara, të cilat pengojnë lëvizjen dhe rrjedhshmërinë e trafikut.
Në kuadër të këtyre masave, bën të ditur Policia e Tiranës, automjetet e parkuara në korsitë e dedikuara për transportin publik (autobusë, taksi), në korsitë e emergjencës, në vendkalimet e këmbësorëve apo në zona ku krijohen bllokime në qarkullim, po spostohen dhe zhvendosen në pikën e ruajtjes pranë Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë.
Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes dhe të parkojnë duke respektuar sinjalistikën rrugore, për të shmangur penalitetet administrative dhe masat e tjera ligjore që do të zbatohen ndaj shkelësve.
Policia gjithashtu fton gjithashtu qytetarët të raportojnë shkeljet që pengojnë lëvizjen dhe sigurinë, për rrugë më të sigurta dhe më të rregullta.
KOHA JONË SONDAZH

