Policia e Tiranës ndalon Stresin, pasi…
Sërisht në pranga. Policia e Tiranës ka shoqëruar gjatë ditës së sotme këngëtarin Arkimed Lushajn, i njohur me emrin Stresi. Burime nga policia thanë se e kanë ndaluar Stresin, pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij.
Motivet e shoqërimit nga uniformat blu janë ende të paqarta, pasi nuk është bërë e ditur se çfarë kanë gjetur në shtëpinë e tij.
Mësohet se mbrëmjen e sotme në orën 21:00, Stresi do të ketë një koncert live në qytetin e Shkodrës.
KOHA JONË SONDAZH

