Policia ende nuk ka gjetur shkakun, TCH: Terroristët të lirë dhe porositësit të qetë

Fjala e lirë u godit nga një sulm që i mori jetën rojes së sigurisë, dhe kur kanë kaluar katër ditë, Policia dhe Prokuroria e Tiranës nuk kanë dhënë as shenjën më të vogël se po zbardhin sulmin terrorist ndaj Top Channel. Policia vendosi edhe një shpërblim prej 100 mije euro për këdo që ka informacion në lidhje me atentatorët, por edhe kjo lëvizje dështoi dhe nuk po jep rezultatin e duhur. Terroristët janë të lirë dhe porositësit e tyre të qetë se nuk do zbulohen.

Dështimi për zbardhjen e kësaj ngjarje do ketë pasoja shumë të rënda jo vetëm në pasigurinë e përgjithshme, por edhe në revanshin që krimi merr në këto raste kur përballet me pafuqinë e shtetit për tu përgjigjur.

“Mund të guxojmë të themi se është një mungesë serioziteti e institucioneve shtetërore për zbardhjen e kësaj ngjarje, jo vetëm policia e cila është angazhuar por duke qenë e vetme, vetëm një polici vendore për hetimin e kësaj çështje që ka rëndësi kombëtare dhe nuk janë angazhuar të gjitha strukturat e shtetit antiterrori dhe shërbimi informativ. Nga ana tjetër edhe prokuroria ka në cilësimin që i ka bërë veprës penale, vrasje në rrethana cilësuese me pasojë humbjen e jetës, ky duhej të konsiderohej një akt terrorist pasi është i tillë e ka ngjallur shumë terror”,-thuhet në lajmin e vetë Top Channel.

Drejtori i Policisë Rrumbullaku ka thënë se akset kombëtare do të monitorohen nga FNSH-ja për rritjen e sigurisë por ngjarja në Top Channel e nxori zbuluar dështimin e këtij propozimi pasi nuk është rasti i vetëm i TCH, por është rasti më flagrant ku autorët ikin dhe s’ka asnjë emër.

SHKARKO APP