Policia flet për arrestimin e grupit të heroinës (VIDEO)

 

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranë kanë shkatërruar një bandë të strukturuar kriminale të tregtimit dhe shpërndarjes së drogave të forta kokaine dhe heroine në kryqytet.

Banda e shpërndarjes së kokainës dhe heroinës përbëhej nga  35 persona mes tyre edhe dy vajza të moshës 28 dhe 31 vjeç. Ajo funksiononte si një aktivitet i mirëfilltë tregtar. Puna fillonte në orën 08:00 deri në orët e mbrëmjes dhe për shpërndarjen përdoreshin një motor skuter dhe një makinë e vogël Ford Fiesta.

Gjatë këtij operacioni të koduar “Epilog” u arrestuan 25 persona, 5 u shpallën në kërkim dhe 5 të tjerë po procedohen. Sipas policisë “vlera e drogës e cila është tregtuar në dy vite kap shifrën e 900 mijë euro.”

Prokuroria ka zbardhur skemën sesi funksiononte shpërndarja e drogës në zona të ndryshme të kryeqytetit mes personave të arrestuar  të kishin lidhje me njëri-tjetrin, pavarësisht se dukej se vepronin në mënyrë të pavarur.

Droga përpunohej në shtëpinë e Julian Bushatit: “Shtetasi Julian Bushati siguron ne sasi te konsiderueshme lenden narkotike te llojit heroine tek persona ende të paidentifikuar për momentin. Sasia qe merr tek ky shtetas eshte rreth 100-200 gram çdo 5 dite. Me pas, kete sasi e perpunon ne banesen e tij duke e tre fishuar me perberes te tjere. Per kete , ai disponon mjete dhe ka pershtatur njeren dhome si minilaborator. Pasi perpunon lenden narkotike, e dergon ne sasi rreth 100-150 gram çdo dite tek shtetasi Sokol Kllapi dhe pjesen tjeter e shperndan ne persona te tjere.”

Fitim  ditore nga tregtimi i droges, 90.000 -120.000 leke te reja– “Shtetasi Kol Kllapi se bashku me shtetasen Sonila Dinoshi, kane marre nje apartament me qera. Sasia e lendes narkotike ndahet ne porcione 0.3 gram nga Sokoli dhe Sonila (te dy jane perdorues te lendes narkotike heroine dhe krak), duke paketuar rreth 200-250 porcione (copa). Nje porcion shitet 1.000 leke te reja. Xhiroja ditore e kryer prej shtetasve Sokol Kllapi dhe Sonila Dinoshi eshte 200.000 – 250.000 leke te reja, fitimi ditor eshte 90.000 -120.000 leke te reja.”

Droga shitej me motor skuter-“Shtetasi Julian Bushati shet edhe vete sasi lende narkoti  te ndara ne doza. Per te shitur dozat e lendes narkotike ky shtetas perdor shtetasin e identifikuar me emrin Armando Murati, i cili per shitjen e lendes narkotike te llojit heroine perdor nje motorr skuter. Duke qene se cilesia e lendes narkotike ‘’heroine’’ eshte e cilesise me te mire ne treg, klientela e perdoruesve eshte ne rritje.”

Shpërndarja e droges fillonte në orën 8 në mëngjes-“Shperndarja e lendes narkotike fillon ne oren 08.00 te mengjesit, deri ne mbremje. Per te shperndare lenden narkotike, shtetasi Sokol Kllapi ka blere se fundmi nje automjet te vogel per te mos rene ne sy, e tipit Ford Fiesta. Ne Maj 2015 eshte bere e mundur sekuestrimi i nje doze lende narkotike nga shtetasi Armando Murati. Kjo doze narkotike u dergua per ekspertim kimik ne laboratoin e Drejtorise Policise Shkencore e cila sjell pergjigjen, ku thuhet se lenda e dyshuar narkotike e sjelle tregoi per pranine e Heroines.”

Hetimi zgjati 6 muaj-“Ky operacion është finalizimi i një hetimi 6-mujor kryer nga Seksioni Kundër Narkotikëve në drejtimin e Prokurorisë ku është dokumentuar veprimtaria kriminale e një prej grupeve më të mëdha të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë.”

Vendi ku shpërndahej droga-Nga hetimi ka rezultuar se ky grup kriminal ka vepruar në disa zona të Tiranës, si “Shkolla e Bashkuar”, rruga “5 Maji”, “Tirana e Re”, rruga “Fortuzi”, lagjia “Laprakë”, dhe zonë e ish-Bllokut.”

Policia sekuestroi droge dhe armë-“Gjatë zhvillimit të operacionit të shtrirë në kohë dhe hetimit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 kg dhe 50 gram Heroinë, 180 doza kokainë, 1 armë pistoletë e markës Zastava, 150 fishekë , 10 automjete të markave të ndryshme, 30 telefona celularë, 10 mijë euro, peshore elektronike.”

Personat e arrestuar janë:

1-Halil Sallaku, 47 vjeç, lindur në Kukës e banues në Tiranë
2-Gëzim Demiri, 40 vjeç, lindur në Kavajë, dhe banues Tiranë
3-Sonila Dinoshi, 31 vjeç , lindur e banuese në Tiranë
4-Astrit Beka, 43 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”
5-Alfred Naço, 50 vjeç, lindur në Lushnjë e banues në Tiranë
6-Toni Naço, 18 vjeç, lindur në Athinë banues në Tiranë
7-Spartak Piciri, 47 vjeç, lindur e banues në Tiranë, më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”
8-Sali Sallaku, 20 vjeç, lindur në Krumë, Has e banues në Tiranë
9-Indrit Sallahu, 20 vjeç, lindur në Has, Krumë dhe banues në Tiranë
10-Rudolf Kallbaqi, 32 vjeç, lindur në Durrës e banues në Tiranë, i dënuar me parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”
11-Bledi Çarçani, 43 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”
12-Dardan Jaku, 31 vjeç, lindur në Kukës e banues në Tiranë
13-Dardan Prengzi, 30 vjeç, lindur në Tropojë e banues në Tiranë,
14-Atrias Çizmja, 20 vjeç, lindur në Krujë e banues në Tiranë
15-Alkan Markaj, 27 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”
16-Evis Dalanaj, 38 vjeç, lindur në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale të “Plagosjes së rëndë”.
17-Aurora Liço, 28 vjeç, lindur në Korçë dhe banuese në Tiranë, e dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”
18-Donard Belaj, 33 vjeç lindur dhe banues në Tiranë
19-Haki Belaj, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
20-Eni Malaj, 26 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,
21-Igli Muhameti, 22 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Armëmbajte pa leje”
22-Gentian Xhelili, lindur në Tepelenë dhe banues Tiranë
23-Elis Mali (Sefa), 35 vjeç, lindur në Përmet dhe banues në Tiranë
24Elsi Rroshi,  32 vjeç, lindur në Grmash dhe banues në Tiranë.
25-Aldo Leka, 23 vjeç, lindur në Bulqizë dhe banues në Tiranë

Janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas:

–  E. B., 27 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë
– I. Ll., 31 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
–  M. G., 27 vjeç, lindur në Itali dhe banues përkohësisht në Tiranë
–  A. O., 24 vjeç, lindur në Librazhd dhe banuese në Tiranë
–  R. M., 22 vjeç,  lindur në Pukë dhe banues në Tiranë

Janë shpallur në kërkim 5 shtetas të tjerë:

–  R.D, 21 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”
–  A.Gj, 35 vjeç, lindur në Milot e banues në Tiranë
–  E.M, 24 vjeç, lindur e banues në Tiranë
–  B. J., lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”
–  M.A., lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”

te arrestuar1

Ne foto: Personat e arrestuar

te arrestuar2

Ne foto: Personat e arrestuar

policia

SHKARKO APP