Policia: FNSH në Malësinë e Madhe se u godit me grusht shefi i komisariatit

 

Aksioni i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Koplik pasditen e 9 majit, pak pas përfundimit të takimit elektoral të PD-së, ka pasur për qëllim arrestimin e dy personave të cilët goditën me grusht një punonjës policise.

Ndërkohë gazetari i Ora News informon se personi që është goditur është shefi i komisariatit të Malësisë së Madhe Shkëlqim Kola.

“Sipas policisë pas përfundimit të aktivitetit dhe largimit të Kryetarit të PD-së, z. Lulzim BASHA, mbështetësit e kandidatit, për rreth 20 minuta mbajtën të bllokuar qendrën e qytetit të Koplikut.

Rreth orës 18:00, shtetasit Fabian Popaj dhe Emirjon Hasaj ofenduan me shprehje fyese punonjësit e Policisë, të cilët ndodheshin në detyrë. Në këtë moment, shtetasit e mësipërm kanë goditur me grusht punonjësin e policisë për shkak të detyrës S.K.

Policia shpalli në kërkim shtetasit Fabian Popaj dhe Emirjon Hasaj. Rreth orës 21:00 u ushtrua kontroll në banesat e tyre, por ata nuk gjendeshin në to. Po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tyre për veprime të mëtejshme, ” thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës të shpërndarë mesditën e sotme.

Deklarata e plote e policise se Shkodres

Policia e Shkodrës hedh poshtë deklaratat e Partisë Demokratike, për ushtrim dhune ndaj aktivistëve të saj. Lidhur me incidentin e ndodhur dje, pas takimit elektoral të PD-së në Malësinë e Madhe, sqarojmë se:

Në datë 09.05.2015 ora 15:30, Dega e Partisë Demokratike e Rrethit Malësi e Madhe njoftoi për zhvillim e një  takimi në orën 17.00 ku do të bëhej prezantimi i Kanditatit për Kryetar Bashkie i këtij Subjekti Politik.  Me gjithë kohën e limituar, nga ana e Policisë u hartua Plani i Masave për zhvillimin normal të takimit.

Pas përfundimit të aktivitetit dhe largimit të Kryetarit të PD-së, z. Lulzim BASHA, mbështetësit e kandidatit, për rreth 20 minuta mbajtën të bllokuar qendrën e qytetit të Koplikut.

Rreth orës 18:00, shtetasit Fabian Popaj dhe Emirjon Hasaj ofenduan me shprehje fyese punonjësit e Policisë, të cilët ndodheshin në detyrë.  Në këtë moment, shtetasit e mësipërm kanë goditur me grusht punonjësin e policisë për shkak të detyrës S.K.

Për këtë veprim punonjësi i Policisë ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Policia shpalli në kërkim shtetasit Fabian Popaj dhe Emirjon Hasaj. Rreth orës 21:00 u ushtrua kontroll në banesat e tyre, por ata nuk gjendeshin në to. Po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tyre për veprime të mëtejshme.

Shtetasi Emirjon Hasaj është proceduar edhe në 27 mars 2015, nga Prokuroria e Shkodrës për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë”.

Policia është e vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë, si edhe aktivitetin elektoral të çdo subjekti politik.

SHKARKO APP