Policia gjen drogë dhe armë në një shtëpi por i ikën pronari

Policia ka njoftuar se ka sekuestruar 8 kg kanabis dhe një armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative kanë ushtruar kontroll në një ndërtesë të braktisur, në afërsi të fshatit Lozhan, në të cilën dyshohej se ishte fshehur një person që transportonte lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit shërbimet e policisë gjetën një çantë me një sasi prej rreth 8 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri tip pistoletë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Personi që posedonte dhe transportonte lëndën narkotike sëbashku me armën e zjarrit porsa ka parë shërbimet e policisë është larguar dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për hetime të mëtejshme.

SHKARKO APP