Policia gjen kokainën me vlerë 78 milionë paund në Angli pasi u njoftua për vjedhje

Policia britanike arriti të zbulojë dhe sekuestrojë një sasi kokaine me vlerë 78 milionë paund, pasi ishte njoftuar për vjedhje në një kamion mallrash.

Tre burra dhe një grua u vunë në pranga nga policia për drogën e gjetur në një zonë industriale në Northampton.

“Oficerët e policisë zbuluan fillimisht një sasi të madhe kokainë të paketuar në kamion, ndërsa më pas u gjet edhe një furgon në të cilin u zbuluan edhe disa çanta të tjera me kokainë. Kjo është sasia më e madhe e kokainës së kësaj cilësie të sekuestruar ndonjëherë nga policia e  Northamptonshire. Bëhet fjalë për 780 kilogramë në total”, tha një zyrtare e policisë.

Për këtë rast ka nisur një hetim i gjerë për zbulimin e rrjetit të trafikantëve të drogës.

SHKARKO APP