Policia gjen një plastmas me gjak, u mbështoll Jan Prenga (FOTO)
Zbulohet plasmasi i gjakosur, me të cilin anëtarë të familjes Hajri në Shijak dhe ata të familjes Doçaj në Shkodër, dyshohet të kenë mbështjellë trupin e pajetë të Jan Prengës, të cilin e rrëmbyen me forcë në 17 janar 2020. Kjo foto, tregon se pikërisht me këtë plastmas dyshohet se grupi kriminal ka mbështjellë trupin e Jan Prengës dhe më pas e ka nxjerë nga ambientet e brendshme të resortit “Golden”, duke e transportuar në një vend, ende të paditur deri më tani.
Pikërisht ky plastmas i sekuestruar në cilësinë e provës materiale, është çuar nga prokuroria për ekspertimin e njollave të gjakut, duke i krahasuar ato me njollat e gjakut të konstatuara në vendin, ku Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020 në Kamëz.
Deri në këtë fazë të hetimit organi i akuzës ende nuk është njohur me rezultatet e këtij ekspertimi mjeko-ligjor, për t’u bindur nëse njollat e gjakut janë të njëjta ose jo. Këto pamje filmike tregojnë forcat e policisë të repartit të ndërhyrjes së shpejtë, ku në 31 janar 2020 kanë arritur të gjejnë plasmasin, me të cilin është mbështjellë brenda resortit “Golden” trupi i Jan Prengës.
Filmimi tregon se FNSH, është në akision e sipër, ku pikërisht në një kodër ka gjetur plastmasin, dhe shumë pranë tij, një litar plastik, me të cilin dyshohet se është lidhur trupi i Jan Prengës. Sipas burimeve këto sende që tashmë janë pjesë e provave të prokurorisë janë gjetur në afërsi të një pusi.