Policia gjermane në hall me shqiptarët

Shqiptarët përdorin mbërritjen në Gjermani si turistë dhe kjo për të shkuar në Britani. ”Gjithçka filloi në vitin 2015”, thotë Jörg Ristow, i Policisë Federale në Hanover. Që atëherë, Cuxhaven është bërë gjithnjë e më shumë një qendër për udhëtarët ilegalë. Gjithashtu janë prekur edhe portet e tjera të Gjermanisë Veriore.

Në Hamburg, që nga viti 2015, autoritetet e sigurisë kanë regjistruar gjithashtu një numër në rritje të këtyre udhëtarëve. Gjithsej janë kapur 66 persona. Operatorët e portit në Cuxhaven, kanë rritur masat e tyre të sigurisë. Janë rregulluar gardhe të përforcuara, forca gjithnjë e më të shtuara të sigurisë dhe janë instaluar video kamera.

Përveç kësaj, një grup pune është krijuar së bashku me përfaqësuesit e Policisë Federale, Tokësore dhe të Mbrojtjes së Ujërave. Në këtë mënyrë pra, janë parandaluar shumë kalime të paligjshme kufitare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vitin e kaluar, nga policia kufitare u kapën shtatë persona. ”Për shkak se nuk kishin status legal të qëndrimit për Gjermani, ata janë kthyer në Shqipëri”, thotë Ristow.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?