Policia: Gjuta u kap me armë dhe një listë me simpatizantë të LSI

Një ditë pas arrestimit, Policia e Shtetit dha detaje për mënyrën sesi u vendos nën pranga i shumëkërkuari, Vladimir Gjuta. Ai akuzohej për vendosjen e tritolit në farmacinë e të atit të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, si dhe për kërcënimet me anë të mesazheve telefonike ndaj tij.

Policia bën me dije se Vladimir Gjuta ndiqej prej 48 orësh dhe gjatë kontrollit në mjetin e tij u gjet një pistoletë me silenciator.

Në momentin e arrestimit, sipas policisë, Gjuta ishte nisur drejt Kukësit për të kërcënuar disa simpatizantë të LSI-së, pasi iu gjet një listë me emrat e simpatizantëve të majtë.

Policia e Shtetit njofton se kanë nisur ndërkaq hetimet për pasuritë e Vladimir Gjutës.

SHKARKO APP