Policia hap dyert për 100 studentë që kanë diploma në këto pesë degë

Nisin procedurat për rekrutimin e studentëve për Akademinë e Sigurisë. Në datën 1 shkurt, Policia e Shtetit do të nisë procedurat për rekrutimin e 100 studentëve që kanë përfunduar universitetin.

Ndër kriteret e përzgjedhjes dhe pranimit të kandidatëve janë mesatarja e notave mbi 8; nivel i mirë i gjuhës angleze, që do të verifikohet me provim dhe gjendje trupore dhe fizik i përshtatshëm.

Pranimi do të bëhet nga degët jurisprudencë, ekonomi, financë, informatikë dhe elektronikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kandidatët duhet të kenë përfunduar studimet në nivelin master.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo hapje e policisë për të marrë studentë të ekselencës bëhet pas ndryshimeve në ligjin për Policinë e Shtetit. Hapja synon afrimin e kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit të policisë kriminale.

Në njoftimet e ardhshme, do të detajohen procedurat e aplikimit dhe të konkursit.

Ftohen të gjithë studentët që kanë kryer ciklin e studimeve që përmbushin kriteret, të marrin pjesë në garën për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?