Policia hedh poshtë alarmin për bombë në TEG

 

 

Lajmit të dhënë për bombën në TEG dhe vajtjen e policisë si dhe largimin e njërëzve burime zyrtare të policisë thanë se nuk ka pasur asnjë telefonatë për bombë, siç u raportua në media. Një lajm i tillë është përhapur për shkak të konkurencës, pasi në këtë qendër tregtare, këto ditë ka pasur festime të shumta. Mësohet gjithashtu se nuk ka pasur asnjë evakuim të klientëve apo punonjësve, që ishin në qendrën tregtare, ku po vazhdon normalisht puna.

Njoftimi zyrtar i Policisë

Lidhur me njoftimin e dhënë nga mediat se në Qendrën Tregetare Teg, ka një telefonate për alarm për bombë, Policia e Tiranes ju njofton se në Sallën Operative nuk ka mberritur  asnje telefonate  për alarm bombe.

Gjithashtu ju bejme me dije se për shkak te festimit te 4 vjetorit, kjo qender ka kërkuar mbështetjen e Policise per mbarevajtjen e festimeve.

SHKARKO APP