Policia heton Eno Bozdon,5 arrestohen dhe 2 në kërkim për dhunën e djeshme

 

Ngjarjet e dhunshme te dites se djeshme nuk po kalojne pa ndeshkim. Perveç gjobes se larte vendosur dje nga bashkia e Tiranes kundrejt PD per dhunen e demtimet e djeshme sot ka ardhur edhe njoftimi per disa masa nga policia e kryeqytetit.

Policia e kryeqytetit do të ndjekë në gjendje të lirë Eno Bozdon, ish –nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, për protestën e djeshme të opozitës. Sipas policisë, “protesta ka ka devijuar itenerarin e paracaktuar, duke u përshkallëzuar në veprime të dhunshme, me dëmtim të hyrjes, fasadës, thyerjes së disa xhamave të objektit të Kryeministrisë, prishjen dhe shkatërrimin e objektit në ndërtim muzeal “Bunkeri” i cili gjendet pranë godinës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe janë thyer xhamat e dritareve të Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës”.

Policia thotë se, nisur nga kjo situatë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, e cila udhëzoi dhe drejtoi veprimet, ka nisur procedim penal për organizatorin e këtij tubimi, Eno Bozdon. Ish-nenkryetari i bashkise Bozdo akuzohet për “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”. Procedohet në gjendje të lirë edhe Besim Ndregjoni, 62 vjeç , banues në Tiranë,  për veprën penale “Thirrje publike për kryerjen e veprimeve te dhunshme.

Gjithashtu është proceduar edhe shtetasi 41 –vjeçar, me inicialet I.V për

“Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit rendit publik“.

Policia njoftoi se u arrestuan në flagrancë këta shtetas për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Mosbindje ndaj urdhërit të policisë rendit”, “Prishje e qetësise publike“:

– Aurel Filaji, 23 vjeç  banues në Tiranë

– Suzana Dimushi, 37 vjeç , banues në Tiranë

– Xhulian Calai, 23 vjeç, banues në Durrës

– Arben Hajdari, 43 vjeç , banues në Tiranë

– Andi Kuka, 22 vjeç , banues në Tiranë.

Ndërkohë  janë shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Mosbindje ndaj urdhërit të policisë rendit publik”, “Prishje e qetësise publike“, shtetasit e mëposhtëm:

– F. L, 44 vjeç , banues në Tiranë,  i dënuar më parë.

– G. Gj, 27 vjeç , banues në Tiranë.

Lexoni në "Koha Jonë" lajme të tjera për protestën e PD më 8 dhjetor

Dush i ftohtë nga SHBA për Lulzim Bashën

RD-ja i drejtohet Ramës :Nuk ke parë gjë akoma !

Në protestë munguan Topalli dhe Selami

Basha: Qeveri teknike. Rama: Banditët e PD 

Nisin hetimet për djegien e bunkerit

Protestuesit "pushtojnë" bunkerin

Goditet me vezë Kryeministria

Foto nga protesta e PD-së

Fjalimi i plotë, Basha: Ka vetëm një zgjidhje

SHKARKO APP