Policia i merr celularin dhe aty zbulon shkeljen që do t’i hapë punë, kapet 42 vjeçari në Belsh

Policia ka proceduar penalisht pronarin e një lokali në Belsh pasi u konstatua se në brendësi të tij vendoseshin bileta të lotarive sportive, një veprimtari e ndaluar me ligj prej janarit,

Gjatë kontrollit policia ka zbuluar se në lokalin e tij vendoseshin lloto duke sekuestruar edhe një celular me të cilin kryehej veprimtaria e paligjshme.

“Procedohet penalisht pronari i subjektit, shtetasi K. Q., 42 vjeç, banues në Belsh, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat të palejuara”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi, në Belsh, në subjektin e tij “Bar-Kafe”, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular me faqe sportive të hapura, ku kishin të vendosura biletat me ndeshje”, njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?