Policia i shkon në banesë, ish-kryebashkiaku Fatos Tushe rikthehet në burg

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Lushnje, është vënë në pranga ditën e sotme nga policia. Arrestimi erdhi pas vendimit që dha Apeli i Gjykatës së Posaçme të mërkurën sipas të cilit, ish-kryebashkiaku duhet të kthehet në burg për të vuajtur një 1 vit burgim.

“Sot më datë 02.03.2023, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë ekzekutuar vendimin e datës 01.03.2023, të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, e cila ka vendosur se shtetasi Fatos Tushe, 55 vjeç (ish-kryetar i bashkisë Lushnjë) duhet të kthehet në IEVP, për të vuajtur 1 vit burgim, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim. Shtetasi Fatos Tushe do i dorëzohet IEVP Fier, me qëllim vuajtjen e dënimit”, njoftoi policia.

Gjykata e Apelit rëndoi pozitat e ish-kryetarit të Bashkisë, Fatos Tushe me 1 vit më shumë burg se sa kishte dhënë Shkalla e Parë. Kjo e fundit e dënoi Tushen me 2 vjet e 4 muaj burg. Këtë dënim Tushe e shleu dhe 1 muaj më parë u lirua. Apeli la në fuqi vendimin për 19 ish-zyrtarët e tjerë, duke pezulluar dënimet me burg në shërbim prove.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?