Policia, instrument në shërbim të qytetarëve
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka theksuar të premten se Policia e Shtetit është një instrument në shërbim të qytetarëve. Duke publikuar foto nga inaugurimi i Zyrës së Shërbimit ndaj Qytetarëve në Malësinë e Madhe, Ministri Lleshaj nënvizoi se, Policia është një instrument, që është në shërbim të qytetarëve, e jo një strukturë që sundon qytetarët. ”Është e rëndësishme që ne ta kuptojmë që Policia është një instrument në shërbim të qytetarëve. Dhe ne, të gjithë si qytetarë, në çdo pozicion që të jemi, duhet ta japim këtë mesazh. Dhe ju sot keni dhënë një mesazh të madh, një mesazh të cilin duhet ta lexojë çdo shqiptar. Për të thënë që Policia është një instrument që është në shërbim të qytetarëve, e jo një strukturë që sundon qytetarët dhe vetëm kur ta kemi këtë bindje atëherë qytetarët do të kenë një marrëdhënie të re me policinë”.