Policia: Ja si vdiq 50-vjeçari në Vlorë

Një  50-vjeçar ka gjetur vdekjen në Vlorë pas një konflikti me tre persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, në zonën pranë kabinave të Plazhit të Vjetër.

Policia e Vlorës deklaroi se 50-vjeçari Stavri Mino, pas konfliktit ka rënë në tokë pa ndjenja duke ndërruar jetë, por nuk ka shenja dhunë, ndërsa janë shoqëruar tre persona.

Rreth orës 16:20, në zonën pranë kabinave të Plazhit të Vjetër, dyshohet se pas një konflikti midis disa personave, njëri prej tyre ka rënë në tokë pa ndjenja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas mbërritjes së shërbimit të ambulancës dyshohet se 50 vjeçari S.N., ka ndërruar jetë. Nga kqyrja paraprake viktima nuk ka shenja dhune të dukshme, megjithatë po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar 3 shtetas; A.M, A.H dhe N.H., si autorët kryesorë të përfshirë në konflikt, me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore” njoftimi i policisë së Vlorës.

***

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur pak çaste më parë në Vlorë.

Pas një konflikti, Stavro Mino, 56-vjeç, është qëlluar me sende të forta, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Stavri Mino mësohet se ka qenë i dënuar me herët me 6 muaj burg për “dhunë në familje”.

Nuk dihet ende autori që e qëlloi, si dhe shkaqet e konfliktit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur, në zonën e Plazhit të Vjetër të këtij qyteti.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë, që punojnë për zbardhjen e saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?