Policia jep detaje për shpërthimin e tritolit në Shkodër, shoqërohen 8 persona
Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku garazhi në pronësi të shtetasit Sadetin Kiri është shpërthyer me tritol.
Sipas bluve të Shkodrës, nga shpërthimi në garazhin e 29-vjeçarit ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë që theksohet se banesa e tij ndodhet pranë këtij objekti.
Policia ka marrë pamjet filmike të kamerave të sigurisë të bizneseve aty pranë, dhe deri më tani ka shoqëruar 8 persona të dyshuar për ngjarjen.
KOHA JONË SONDAZH

