Policia jep detaje për vrasjen në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në kryeqytet në rrugën “Zef Jubani” , ku një person është vrarë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Policia ka bërë të ditur se rreth orës 21:10, në rrugën “Zef Jubani”, në afërsi të shkollës “Dëshmorët e Lirisë”, në katin e gjashtë, pas një konflikt në familje, ka gjetur vdekjen shtetasi Artur Kurti.

Njoftimi i Policisë

Më datë 04.04.2016, rreth orës 21:10,  në rrugën “Zef Jubani”, në afërsi të shkollës “Dëshmorët e Lirisë”, tek pallati “Bion”, në katin e gjashtë, pas një konflikt në familje, ka gjetur vdekjen e shtetasi Artur Kurti. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Viktima Artur Kurti ka hyre me thike ne dore ne banese dhe eshte perleshur me djalin dhe kunatin, ku ka plagosur kunatin. Me pas ne rrethana ende te pa qarta ne perleshje e siper shtetasi Artur Kurti ka gjetur vdekjen si pasoje e plageve me thike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur shoqërimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit J. Kurti , djali i viktimes. Njëkohësisht  shtetasi L. R.  Qe ka mbetur i plagosur  ndodhet ne S.Q.U. në gjendje të rëndë shëndetësore(kunat)me viktimen”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?