Policia ka vënë 11 000 gjoba për mosmbajtjen e maskës
Mosmbajtja e maskës në ambiente të hapura, në rrugë përkthehet në gjobë. Mbi 11 000 gjoba janë vendosur në të gjithë vendin, 666 prej të cilave vetëm në 24 orët e fundit. Pjesa më e madhe e tyre në Tiranë janë ndëshkuar me 3 mijë lekë të vjetra, pasi po lëviznin në rrugë pa një maskë. Situata nuk njohu shumë ndryshim as mesditën e së mërkurës.
Maskat neglizhohen nga qytetarët edhe në urbane, ndërsa distanca në orare të caktuara të ditës është thuajse e pamundur. Në kafene përjashtohet mbajtja e maskës, por po aq ju intereson qytetarëve edhe distanca.
Shifrat e infektimeve ditore tregojnë se alarmi i kuq është ndezur dhe për ekspertët e shëndetësisë duhet të jetë e qartë se gjobat nuk mjaftojnë, lutja jo e jo.