Policia ka zbuluar 3 lokale ku ushtrohej aktiviteti i lojërave të fatit, 3 persona në hetim

Policia e Fierit ka zbuluar 3 lokale ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit.

Specialistët e DVP Fier kanë konstatuar se kryheshin këto aktivitete në 3 lokale në lagjen ‘Apollonia’ të qytetit të Fierit. Për këto raste: ‘-u procedua në gjendje të lirë shtetasi L. G., 43 vjeç, pasi u konstatua në lokalin e tij, duke organizuar aktivitetin e jashtëligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet celularëve;

u procedua në gjendje të lirë shtetasi Xh. V., 30 vjeç, pasi u konstatua në lokalin e tij, duke organizuar lojra fati nëpërmjet celularit; -u procedua në gjendje të lirë shtetasi N. D., 19 vjeç, banues në fshatin Radostinë, pasi në lokalin ku ai punonte si kamarier, u konstatua duke organizuar veprimtarinë e jashtëligjshme të lojrave të fatit.

Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i lokalit, shtetasi Y. J., 38 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij.’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. Gjatë kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan 4 celularë dhe 1 laptop të cilat përdoreshin për vënien e basteve.

SHKARKO APP