Policia kap mat 4 të rinjtë në Shkodër, kishin mbushur furgonin me drogë

Katër persona u arrestuan në flagrancë nga policia e Shkodrës në operacionin e koduar “Bzheta”, pasi u kapën duke transportuar lëndë narkotike.

Gjatë operacionit të zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve kundër Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u sekuestruan 96 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Në pranga ranë shtetasit me inicialet: P. Z., 30 vjeç, A. L., 21 vjeç, të dy banues në Shtoj i Ri, P. F., 37 vjeç, banues në Grudë e Re dhe B. B., 40 vjeç, banues në Vrak, Malësi e Madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve kishin marrë informacione se këta shtetas po e transportonin lëndën narkotike nga Malësia e Dukagjinit në drejtim të Shkodrës. Bazuar në këto informacione, në vendin e quajtur Bzhetë, në Njësinë Administrative Shkrel, shërbimet e Policisë kanë ndaluar tre automjete që drejtoheshin nga shtetasit B. B., P. Z. dhe P. F. Në automjetin që drejtohej nga shtetasi P. F. ishte pasagjer shtetasi A. L.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit tip furgon me drejtues shtetasin P. Z., shërbimet e Policisë gjatën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 96 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike cannabis sativa”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, 8 aparate celular dhe 3 automjete.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?