Policia kontroll në shtëpitë e Emiljano Shullazit dhe Altin Lamajt

Pas gjetjes së trupit të pajetë të Gazmend Çollakut, 49 shtëpi dhe 197 lokale në Tiranë dhe Durrës u kontrolluan nga forcat speciale.

Lapsi.al mësoi se policia kontrolloi edhe banesat e Emiljano Shullazit dhe Altin Lamajt, dy emra, të përmendur në disa ngjarje të rënda kriminale, sipas Lapsit .

Dyshohet se Gazmend Çollaku u ekzekutua nga të njëjtët persona, që vranë dy të rinjtë në Durrës, në 20 dhjetor. Deri tani gjithçka mbetet e pakonfirmuar, pasi për të dyja ngjarjet nuk ka asnjë shenjë që mund të çojë në gjetjen e vrasësve

SHKARKO APP