Policia kontrolle në Berat për Andrew Boden, dyshohet se fshihet në vendlindje

Policia e Tiranës po ushtron kontrolle në Berat me qëllim sigurimin e informacioneve për vendodhjen e Andrew Boden, i dyshuar si ekzekutori biznesmenit, Edmond Papa.

Agjentët e Kriminalistikës mbërritën në qytetin e lindjes së vrasësit të dyshuar, pas informacioneve të siguruara se 1 ditë para zbardhjes së ngjarjes ai kishte aplikuar për pasaportë.

Për të kuptuar lëvizjet e 44 -vjeçarit, hetuesit kanë sekuestruar dhjetëra kamera filmike në qytetin e Beratit, ku dyshohet se la dhe gjurmën e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dyshohet se Bode mund të jetë larguar në Greqi, por nuk përjashtohet mundësia që ai të fshihet ende në vendlindje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përfshirja në vrasje e Andrew Bodes dhe Albano Velos tashmë të arrestuar u provua nga policia përmes pamjeve filmike dhe automjeteve të përdorura në ekzekutimin e 16 Dhjetorit në zonën e Selitës.

30 vjeçari, Velo u kap nga kamera e sigurisë së një lavazhi ndërsa, Andreë Bode krahas pamjeve filmike u tradhëtua dhe nga GPS i makinës “SMART” që mori me qira, përmes të cilës ndoqi lëvizjet e Edmond Papës para vrasjes.

I arrestuari Velo e ka mohuar autorësinë në krim, ndërkohë që policia, krahas kërkimeve për Boden po punon edhe për zbardhjen e motivit të vrasjes, raporton Tv Klan.

Një nga pistat e mundshme është lidhja e kësaj ngjarjeje me ekzekutimin me tritol të Aleksandër Sadikajt, në Qershor të vitit 2022 pranë rrethrrotullimit të TEG-ut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?