Policia, kontrolle në një kamion me banane në Portin e Durrësit, sekuestrohet për drogë
Aktualitet E Martë, 13 Korrik 2021 12:53
Policia po zhvillon mesditën e kësaj të marte një operacion në Portin e Durrësit.
News 24 raporton se po kontrollohet një kamion me banane dhe deri më tani është sekuestruar një sasi droge. Po ashtu mësohet se mjeti vinte nga Amerika Latine.
Lënda narkotike është zbuluar pas kontrollit me skaner. Ende nuk dihet sasia e drogës së sekuestruar ndërkohë që po bëhet peshimi i ngarkesës së kapur.
KOHA JONË SONDAZH

