Policia kufitare e Vlorës sekuestron 30 kg kanabis, destinacioni ishte Italia

 

Një tjetër sasi lënde narkotike është zbuluar nga Policia Kufitare e Vlorës. Rreth 30 kg drogë janë tentuar të kalohen drejt shtetit fqinj të Italisë me një karotrec me targa AA021 MX në pronësi të shtetasit Genci Gjuzi, 42 vjeç.  Në dyshemenë e kabinës janë gjetur rreth 30 kg kanabis sativa paketuar në rreth 40 pako.  Kjo është hera e dytë brenda javës që tentohet të trafikohet lënde narkotike në drejtim të shtetit fqinj.

SHKARKO APP