Policia Kufitare shpëton në kohë rekord turistin italian

Policia Kufitare e Vlorës  në bashkëpunim me forcat “Delta” kanë ndihmuar në kohë rekord një turist italian, i cili kishte nevojë urgjente për trajtim mjekësor. Turisti u transportua menjëherë me helikopter drejt spitalit të Vlorës, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet e mirë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Policia Kufitare e Vlorës dhe forcat “Delta” i vijnë në ndihmë në zonën e Karaburunit një turisti italian i cili kishte nevojë për ndihmë mjekësore .Falë transportimit të shpejtë  për në spital, me mjetin lundrues të forcave “Delta”, turisti italian është jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesditën e sotme salla operative e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, është njoftuar me telefon nga kapiteni i një anijeje  turistike që ndodhej në zonën e Karaburunit në Shënvasil, se  kishte nevojë për ndihmë mjekësore për një turist italian që ndodhej në anije, i cili duhej transportuar për në spital në një kohë sa më të shpejtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menjëherë në ndihmë të turistit ka shkuar në kohë  mjeti lundrues i forcave “Delta” që ishte me shërbim në atë zonë dhe ka transportuar shtetasin E.U, 59 vjeç për në Porti e më pas me  autoambulancën e  spitalit të  Vlorës. Turisti Italian E. U., pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Vlorës, kaloi rrezikun për jetën dhe në këto momente  ndodhet  në gjendje të mirë shëndetësore. Shtetasi E.U., falënderon  Policinë Kufitare, forcat “Delta” dhe ekipin mjekësor që i erdhën në ndihmë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?