Policia “luftë” në Nartë, 17 varka në sekuestro
Aktualitet E Enjte, 9 Shtator 2021 13:50
Deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, vijoi aksioni kundër peshkimit të paligjshëm në lagunën e Nartës.
Aksioni është zhvilluar nga Inspektoriati i Peshkimit, i mbështetur edhe nga policia e Vlorës. Në total janë sekuestruar 17 varka pa dokumentacion përkatës, ndërsa janë shoqëruar dy persona.
Aksioni për gjuetinë e paligjshme vazhdon që prej vendosjes së memorandumit për ndalimin e gjuetisë në vitin 2016.
KOHA JONË SONDAZH

