Policia malazeze sekuestron 37.7 kg kokainë në makinën me targa shqiptare

Janë sekuestruar 37.7 kg kokainë në pikën kufitare të Debeli Brijeg të Malit të Zi. Mediat malazeze shkruajnë se droga është gjetur në një makinë me targa shqiptare.

Kësisoj është arrestuar shoferi, shtetësia e të cilit ende nuk dihet.

Policia njofton se makina ishte duke u drejtuar për në Kroaci, ndërsa shtohet se ajo është konsideruar si 98 % e pastër. Bëhet e ditur se autoritetet janë duke kryer një hetim të detajuar në lidhje me sasinë e drogës së sekuestruar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?