Policia maqedonase shpall komandant të UÇK-së “berberin e Kumanovës”!

 

Përmes një video-publikimi të policisë maqedonase, u tregua fytyra e vetëm pesë personave, për të cilët thuhet se janë të përfshirë në betejën e armatosur gjatë dy ditëve të fundit në lagjen e “Trimave në Kumanovë”.

Shumë qytetarë nga reaguan dhe pohojnë se në të vërtetë bëhet fjalë për berberin e mëhallës së tyre, Irfan Lutfiu, raporton Koha Ditore.

Ky informacion ka ngritur dyshime të mëdha në opinion, nëse berberi në fjalë është pjesë e grupit të armatosur apo viktimë e rastit.

Shumë njerëz besojnë se policia maqedonase po abuzon me etiketimin e viktimave dhe të arrestuarve e të dorëzuarve si terroristë.

Rasti i berberit shihet si një i tillë.

Dyshimet janë se berberi i arrestuar nuk kishte lidhje me ngjarjen e aq më pak të jetë kreu i UÇK.

Arrestimi i berberit ka shkaktuar reagime të ashpra.

SHKARKO APP