Policia mbyll dosjen, telefonata e fundit e Elenës; 12 herë në Itali…

Policia mbyll hetimet dhe dërgon në prokurorinë e Durrësit dosjen për aksidentin e ndodhur mbrëmjen e 21 shkurtit në Maminas. Nga përplasja e një makine tip Benz me taksinë në autostradën Durrës-Tiranë humbën jetën drejtuesi i taksisë Bujar Agalliu, si dhe pasagjerja 23-vjeçare Elena Abdillari.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ngjarja është klasifikuar aksidentale dhe se nuk korrespondon që 23-vjeçarja të ketë pasur lidhje me Fatjon Zhaporja. Dyshohet që Zhaporja të ketë qenë me një person tjetër në mjet në momentin kur ka ndodhur përplasja. Kërkimet për Zhaporjen janë përqëndruar në zonën e Krujës dhe Laçit po ende nuk ka asnjë rezultat.

Dyshohet se Fatjoni është ndihmuar nga një person i dytë për t’u largur nga vendi i aksidentit, ku braktisi mjetin e tij Ndërkohë Dardan Gjeka, që figuron si pronari i makinës ka dëshmuar se ia ka shitur makinën Fatjon Zhaporjës. Gjeka është paraqitur në policia dhe ka deklaruar se e ka shitur makinën shtetasit Fatjon Zhaporja tashmë në kërkim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Telefonata

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë kësaj pritje në terminal, ajo ka telefonuar vëllain e saj në Tiranë, të cilit mësohet se i ka rrëfyer atë që i kishte ngjarë në Portin e Durrësit. Ajo ka pritur rreth një orë në Port me shpresë se do hipte në traget për të udhëtuar në drejtim të Barit, për ku edhe kishte prerë biletën. Pasi nuk ia del të kalojë në Port, e reja telefonon taksistin Bujar Agalliu me të cilin niset në drejtim të Tiranës rreth orës 22:00. I vëllai i viktimës nuk është marrë ende në pyetje nga grupi hetimor për shkak të gjendjes së rënduar emocionale, ndërsa pritet të pyetjet orët në vijim.

12 herë në Itali

Elena Avdillarit i ishte refuzuar kalimi drejt Italisë edhe dy herë të tjera gjatë muajit janar të këtij viti. Shkak për refuzimit e udhëtimit drejt Italisë janë bërë hyrje-daljet e saj gjatë vitit 2017-ë në Itali, plot 12 herë. Herën e fundit ajo është dëbuar nga Italia me avion për në aeroportin e Rinasit. Kjo ka ngjallur dyshime te autoritetet italiane të cilët i kanë kërkuar homologëve shqiptarë të verifikojnë aktivitetin e të resë. Për këto arsye, policia kufitare ka kthyer 23-vjeçaren në Portin e Durrësit mbrëmjen 21 shkurtit.

Ngjarjen aksidentale

Burime nga grupi hetimor e kanë klasifikuar aksidentale ngjarjen e rëndë ku humbën jetën 23-vjeçarja Elena Avdillari taksisti Bujar Agalliu. Nga hetimet e kryera 24 orët e fundit, nuk rezulton që e reja të ketë të ketë pasur lidhje me të kërkuarin si shkaktar të tragjedisë, Fatjon Zhaborja, 32-vjeç, i cili goditi nga pas me “Benz” taksinë ku udhëtonin viktimat. Nisur nga ky fakt, policia e ka cilësuar ngjarjen si aksidentale dhe shkak për përplasjen shpejtësinë e lartë, mungesën e ndriçimit si dhe lagështirën në rrugë. Dyshohet që në automjetin që shkaktoi aksidentin ndodheshin dy persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, Fatjon Zhaborja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?