“Policia me armë zjarri në protestë”, PD nxjerr fotot: Është e ndaluar me ligj
Aktualitet E Hënë, 9 Gusht 2021 07:56
Partia Demokratike ka denoncuar dhunën e policisë menjëherë pas mbylljes së protestës nga opozita.
Përveç pamjeve të kryeredaktorit të RD të gjakosur nga shkopat e gomës, PD ka publikuar edhe foton e një efektivi të policisë që ndodhet në rresht të parë, përballë protestuesve me armë në brez.
“Gjate protestës, policia ka qenë e pajisur me armë zjarri, gjë që është e ndaluar me ligj”, thotë PD.
KOHA JONË SONDAZH

