“Policia më vuri tytën e kallashit në kokë, ndërsa isha duke u falur në xhami”

Paraditen e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka vijuar procesi gjyqësor ndaj imamëve që akuzohen se kanë rekrutuar xhihadistë për në Siri.

Në seanca ka dëshmuar Besmir Duka, që ka thënë se një prej imamëve e njeh, pasi e ka pasur fqinj.

Ai tha se njeh imamin Fadil Myslimani, i cili kishte ndikuar që Duka të bëhej mysliman. Duka ndërkohë ka akuzuar policinë, se i ka vënë armën te koka, ndërsa falej në xhami.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Isha duke u falur brenda në xhami kur ndjeva një tytë arme që më preku kokën. Policia kishte hyrë në xhami me kallashnikovë dhe pa hequr këpucët”, ka thënë ai në sallë e gjyqit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas dëshmisë së tij është ngritur për të folur Fadil Myslimani, që ka nisur të predikojë duke cituar pjesë nga Kurani. Por, ai është ndaluar nga gjyqtarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?