Policia merr në mbrojtje një 24-vjeçar, e rrihte e dashura më e madhe

 

Dhuna ndaj grave është një fenomen që po shqetëson edhe më shumë në vendin tonë.

Por ndodh edhe e kundërta.  

Një 24-vjeçar kërkoi sot ndihmën e policisë për mbrojtje. Ai tha se rrihej nga bashkëjetuesja e tij.

Policia e Korçës plotësoi sot kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për M.H, 24 vjeç.

I riu kërkoi mbrojtje pasi dyshohet se bashkëjetuesja M.A., 26 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor. 

SHKARKO APP