Policia monitoron gjatë natës autostradën Tiranë-Durrës. Pezullohen 12 patenta dhe gjobiten 18 shoferë

Policia Rrugore ka monitoruar gjatë natës trafikun në autostradën Tiranë-Durrës dhe anasjelltas. Gjatë kontrolleve janë evidentuar drejtues mjetesh më shpejtësi jashtë normave të lejuara.

Njoftimi i policisë

Vijojnë kontrollet parandaluese me radar nga Policia Rrugore e Tiranës, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për të garantuar sigurinë në itineraret e përdoruesve të rrugës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me shërbime të mirëorganizuara, me patrulla në distancë dhe me pajisjet teknike është monitoruar trafiku rrugor në të dy karrexhatat e rruges Tirane-Durres dhe anasjelltas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për disa orë kontroll, u evidentuan shumë drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetëm disa minuta kohë më shumë, duke qarkulluar nga 40 deri në 60 km/h më shumë se shpejtesia e lejuar ku fluksi i mjeteve në rrugë ishte akoma shumë i lartë.

12 Leje Drejtimi të pezulluara nga 1 muaj deri ne 4 muaj për shpejtësi që varionte nga 129 km/h deri në 152 km/h dhe 18 masa administrative, që varionin nga 6.000 deri ne 12.000 lek te rinj për shpejtësi jo më shumë se 30 km/h mbi kufirin e lejuar.

Policia Rrugore e kryeqytetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve të tregojnë KUJDES maksimal

Rrugët në hyrje dhe dalje të Tiranës, në drejtim të Durrëst apo të Elbasanit dhe anasjelltas, si dhe nga Kamza në Bulevardin e Ri në Kashar, janë të monitoruara me radar në mënyrë permanente.

Misioni ynë, është siguria juaj, kontribuo edhe ti në rritjen e sigurisë në rrugë, duke manifestuar rregull dhe disiplinë, në raport me rregullat e qarkullimit rrugor.

Denonco dhe në Komisariatin Digjital, apo në numrin 112 çdo paligjshmëri dhe shkelje që cënon sigurinë rrugore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?