Policia ndalon 50 emigrantë në Korçë, ka gra dhe fëmijë
Në Kapshticë janë kapur 50 emigrantë të paligjshëm. Sipas burimeve të policisë refugjatët të cilët janë sirianë, palestinezë dhe iranianë u kapën në qytetin e Bilishtit dhe në fshatin Vernik.
Po sipas zërave zyrtarë mes tyre ka dhe shumë gra e femijë. Ka qenë policia kufitare që ka kapur emigrantët ndërsa më pas, pasi u janë marrë deklarimet janë nisur drejt Tiranës.
Numri i atyre që kalojnë kufirin tokësor nga Greqia për në vendin tonë është gjithnjë në rritje.
KOHA JONË SONDAZH

