Policia ndalon gazetarin, Albana Vokshi: U dhunua nga militantët e Ramës në polici

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka reaguar për arrestimin e gazetarit të “Ora News”, Xhoi Malësia. “Shteti policor i Edi Ramës po mban peng prej më shumë se 3 orësh gazetarin e Ora News Xhoi Malësia. Gazetari po raportonte live në protestë, kur u ndalua me dhunë nga militantët e Edi Ramës në polici.  Arsyeja e vetme e arrestimit: pengimi për informimin e publikut për protestat e qytetarëve të lirë ndaj një pushteti të kalbur e në ikje, që të vret natën e të qan ditën”,- tha Vokshi.

Ish-deputetja e PD thotë se kryeministri Edi Rama ka ndërtuar një shtet policor. “Problemi i vërtetë nuk është një anëtar i kabinetit qeveritar. Problemi që duhet të zgjidhim bashkë me qytetarët është Edi Rama. Në 7 vjet ai ndërtoi shtetin policor kundër qytetarëve dhe tani që i ka ardhur fundi, po arreston të rinj, gazetarë, opozitarë. Boll më! Lironi gazetarin Xhoi Malësia! Lirinë nuk ia falim Edi Ramës!”,- shkruan Vokshi.

SHKARKO APP