Policia ndalon tragjedinë në Dibër, 27-vjeçari goditi me sende të forta njerkën, motrën edhe vëllain

Një tragjedi mund të kishte ndodhur në Dibër, por është parandaluar nga Policia e Shtetit. 27-vjeçari Elson Ll është vënë në prangat e policisë, pasi ka dhunuar me sende të forta anëtarët e familjes së tij si dhe i ka kërcënuar me jetë.

Ngjarja u shënua në fshatin Rreth-Kale, banues në Dibër. Familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë e cila ka shkuar për të neutralizuar dhe për të vënë në pranga autorin.

“27-vjeçari, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, njerkën, motrën dhe vëllanë e tij të mitur, si dhe i ka kanosur ata, për jetën”,-informoi sot policia. Mes anëtarëve të familjes së dhunuar është dhe një fëmijë. Djali dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?