Policia ndëshkon mbi 200 shoferë autobusësh

Policia e Tiranës ka konstatuar me shkelje dhe ka nisur procedimin penal për drejtuesit e autobusëve. Në funksion të kontrolleve parandaluese dhe verifikuese, janë proceduar 12 drejtues autobusësh që nuk ishin pajisur me certifikatë aftësimi profesional. 14 prej tyre u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit.

Masat e Policisë

12 drejtues autobuzash të papajisur me certifikatë aftësimi profesional si dhe të përfunduar.

34 drejtues autobuzash të cilët janë konstatuar në shkelje të itenerarit dhe destinacionit të përcaktuar në certifikatat dhe licencat e transportit.

44 drejtues autobuzash të linjave ndërqytetase për stacionim në vende jo të miratuara nga organet përkatëse.

21 autobuza të transportit qytetas dhe ndërqytetas të pa siguruar.

22 autobuza të transportit qytetas për të meta teknike si dhe pa kryer kontrollin teknik.

60 autobuza për transport pasagjerësh mbi kapacitetin e lejuar.

14 drejtues autobuzash për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit nga të cilët 2 në gjendje të dehur.

SHKARKO APP