Policia në aksion, kultivuesit zhdukin hashashin

Prokuroria e Përgjithshme në raportin e saj, theksoi se gjatë 2019 u dyfishua mbjellja e kanabisit, ndërsa Policia e Shtetit pretendon se arreston autorë por i sheh ata të lirë, historia në terren është krejt ndryshe.

Lugina është perfekte për mbjelljen e hashashit, ndërsa nuk ka fushëpamje të fshatit dhe mbulohet nga kodra të pyllëzuara. Ndonëse në pranga ranë 8 persona, mes tyre dhe kryeplaku i fshatit për mosdenoncim të rastit, prokuroria dyshon se kemi të bëjmë me dekonspirim të operacionit.

Mësohet se në pyetje pritet të merren dhe efektivë të komisariatit nr. 6, të cilët kanë pasur dijeni për parcelën e mbjellë. Për këtë, nisi hetimet dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Nga ana tjetër, gjetja e parcelave me hashash fare pranë Tiranës ka vënë në lëvizje dhe Drejtorinë e Policisë.

Zv/drejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu, ishte në Komisariatin nr. 6 pak para se të niste aksioni për kontrollin e territorit. Vetëm gjatë javës së fundit, policia ka shtuar kontrollet nga terreni në zonat e Kasharit, Ndroqit, por edhe Pezës.

SHKARKO APP